Shto pronë
Zgjidhni vendndodhjen në hartë
Shto kërkesë
Zgjidhni zonën në hartë
Shtëpi 730m², Shitje, çmimi 1,200,000€. Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 730m², me lokacion në Lagjen e Profesorëve, në rrugën “Fatos Limani”.…
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 730m², me lokacion në Lagjen e Profesorëve, në rrugën “Fatos Limani”.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është e strukturuar në përdhes, dy kate dhe nënkulm ndërsa si objekt shtëpia është e ndarë në mënyrë simetrike në dy pjesë.
Hyrja 1
Kati përdhes: qëndrim ditor me kuzhinë, kuzhinë verore, banjo, depo dhe garazh.
Kati I: qëndrim ditor, dhomë gjumi master dhe tualet.
Kati II: dy dhoma gjumi dhe banjo.
Nënkulmi: dhomë pune e shfrytëzueshme.
Hyrja 2
Kati përdhes: qëndrim ditor, kuzhinë dhe banjo.
Kati I: dy dhoma gjumi, një dhomë pune dhe banjo.
Kati II: dy dhoma gjumi dhe banjo.
Nënkulmi: dhomë pune e shfrytëzueshme.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos, ka truall me sipërfaqe 5.92 Ari ku po ashtu ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara, me hapësira gjelbëruese, në afërsi me Qendrën e Mjekësisë Familjare, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.