Shto pronë
Zgjidhni vendndodhjen në hartë
Shto kërkesë
Zgjidhni zonën në hartë
Tokë 50000m², Shitje, çmimi 3,250,000€. Ofrohet për shitje trualli me sipërfaqe 5 Ha me lokacion në Obiliq, afër autostradës Dr. Ibrahim Rugova. Trualli…
Ofrohet për shitje trualli me sipërfaqe 5 Ha me lokacion në Obiliq, afër autostradës Dr. Ibrahim Rugova.
Trualli përfshin një hapësirë të gjerë me dimensione 175m gjerësi dhe 280m gjatësi, me qasje direkte në rrugë. Toka po ashtu ka lidhje me ujësjellës, me energji elektrike si dhe me sistemin e ujërave të ndotura.
Trualli ka fletë poseduese në bazë të së cilës lejohet ndërtimi B+P+1, ku shfrytëzueshmëria e truallit është 50% (25,000m² ndërtim në shputë e deri në 90,000m² ndërtim në total).
Toka gjendet në një lokacion premium me qasje shumë të shpejtë në autostradën Dr. Ibrahim Rugova, dhe 5.7km larg nga qendra e qytetit.
Zona ku gjendet është zonë industriale, prandaj edhe ky truall është i përshtatshëm për ndërtime të tilla komercile/afarsite si p.sh, fabrika të prodhimit, depo, showroom, etj. Lokacioni ideal dhe mundësitë e mirë, garantojnë suksesin e çdo biznesi që zhvillohet në këtë zonë.