Shto pronë
Zgjidhni vendndodhjen në hartë
Shto kërkesë
Zgjidhni zonën në hartë
Shtëpi 400m², Shitje, çmimi 460,000€. Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 400m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Sofali, në rrugën "Zylfije…
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 400m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Sofali, në rrugën "Zylfije Gashi".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, e strukturuar në përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma gjumi, katër banjo, katër depo dhe katër ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me ngrohje gjeotermike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 4.4 Ari, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron garazh.
Lagjja Sofalia është një ndër zonat më të qeta dhe rezidenciale në periferi të Prishtinës, e njohur për ambientin e gjelbëruar, privatësinë dhe qasjen e lehtë drejt qendrës së qytetit, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë qetësi pa u larguar nga shërbimet e nevojshme urbane.