Shto pronë
Zgjidhni vendndodhjen në hartë
Shto kërkesë
Zgjidhni zonën në hartë
Shtëpi 250m², Shitje, çmimi 330,000€. Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 250m², e shtrirë në truall prej 4.5 Ari, me lokacion në lagjen Marigona 2.…
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 250m², e shtrirë në truall prej 4.5 Ari, me lokacion në lagjen Marigona 2.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ambient të përshtatshëm për banim familjar.
Objekti është i organizuar në dy nivele, me këtë renditje funksionale të hapësirave:
Përdhesa përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën me tryezari, një dhomë gjumi (master), një banjo dhe një depo.
Kati i parë përfshin dy dhoma gjumi (njëra master), një banjo dhe dy ballkone.
Sistemi i ngrohjes është qendror me pompë termike, duke garantuar efikasitet dhe rehati gjatë gjithë vitit.
Gjithashtu, prona është e pajisur me sistem të ujitjes automatik, rezervuar të ujit dhe sistem të integruar të thithjes.
Shtëpia posedon garazh si dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Falë lokacionit të përshtatshëm dhe qasjes së shpejtë në rrugë kryesore, kjo pronë paraqet një mundësi shumë të mirë për banim të qetë dhe praktik.
Prona është e pajisur me fletë poseduese, ndërsa kontrata e shitjes realizohet përmes noterit, duke garantuar siguri juridike për blerësin.