Shto pronë
Zgjidhni vendndodhjen në hartë
Shto kërkesë
Zgjidhni zonën në hartë
Banesa 127.6m², Shitje, çmimi 220,000€. Ofrohet për shitje banesa penthouse me sipërfaqe 127.6m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Bregun e…
Ofrohet për shitje banesa penthouse me sipërfaqe 127.6m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Bregun e Diellit, në Rrugën "Sali Nivica", ndërtim nga Vëllezërit Asllani, në kompleksin VA Residence 3.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, tualet, depo, ballkon dhe tarracë me sipërfaqe 36.8m².
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh.
Bregu i Diellit mbetet një nga lagjet më të preferuara për banim në Prishtinë, falë infrastrukturës së kompletuar dhe organizimit të mirë urban. Zona përfshin Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore, çerdhe dhe është e lidhur drejtpërdrejt me linjat kryesore të trafikut urban, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në fund të vitit 2026.