Shto pronë
Zgjidhni vendndodhjen në hartë
Shto kërkesë
Zgjidhni zonën në hartë
Shtëpi 240m², Shitje, çmimi 400,000€. Ofrohet për shitje villa me sipërfaqe 200m² dhe tarracë me sipërfqaqe 40m², me lokacion në Brezovicë, afër Restaurant…
Ofrohet për shitje villa me sipërfaqe 200m² dhe tarracë me sipërfqaqe 40m², me lokacion në Brezovicë, afër Restaurant "Apollonia".
Villa ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në bodrum, përdhes, një kat dhe nënkulm ndërsa ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo në bodrum dhe tarracën.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike të sistemit Vaillant.
Villa është e shtrirë në truall me sipërfaqe prej 5 Ari ndërsa jashtë ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim, gjendet në një terren shumë të volitshëm, me qasje të lehtë dhe pamje të bukur të zonës, e përshtatshme si për pushime ashtu edhe për qëndrime më të gjata.
Brezovica njihet për ajrin e pastër, natyrën e ruajtur dhe pistat e skijimit që tërheqin vizitorë gjatë gjithë vitit - duke e bërë këtë zonë ideale si për pushime, ashtu edhe për investime afatgjata në turizëm malor.