Shto pronë
Zgjidhni vendndodhjen në hartë
Shto kërkesë
Zgjidhni zonën në hartë
Shtëpi 250m², Shitje, çmimi 1,200,000€. Ofrohet për shitje shtëpia – objekti me sipërfaqe 250m², i vendosur në Dardani, afër ‘Stepia D’arra’ në Rrugën…
Ofrohet për shitje shtëpia – objekti me sipërfaqe 250m², i vendosur në Dardani, afër ‘Stepia D’arra’ në Rrugën Musine Kokalari.
Objekti është i orientuar nga të gjitha anët dhe ofron ndriçim të shkëlqyer natyral. Është i ndarë në përdhes dhe dy etazhe dhe është organizuar në një qëndrim ditor, kuzhinë, gjashtë dhoma dhe tri banjo. Sistemi i ngrohjes në këto hapësira mundësohet me energji elektrike dhe naftë. Po ashtu, objekti është i pajisur me kondicioner për freskimin e ajrit. Gjendet në truall me sipërfaqe 4.94 Ari, me një hapësirë të mjaftueshme për shfrytëzim.
Objekti ndodhet në një lokacion jashtëzakonisht të përshtatshëm për zhvillimin e veprimeve afariste. Ka qenë më parë i shfrytëzuar si zyrë, prandaj hapësirat janë të përshtatshme për përdorim me këtë destinim.
Kombinimi i hapësirës funksionale dhe pozicionit strategjik e bën këtë pronë një investim të shkëlqyer për çdo aktivitet biznesor apo afarist.
Vlen të theksohet që prona ka qira aktive në vlerë 1600€ e cila përfundon me datë 1 Gusht.