Shto pronë
Zgjidhni vendndodhjen në hartë
Shto kërkesë
Zgjidhni zonën në hartë
Banesa 77m², Shitje, çmimi 260,000€. Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 77m² në një super lokacion në qendër të qytetit, më saktësisht përballë Kino ABC…
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 77m² në një super lokacion në qendër të qytetit, më saktësisht përballë Kino ABC në Sheshin ‘Nënë Tereza’.
Banesa ka orientim tejet të mirë nga jug-perëndimi, dhe në planifikimin e saj të brendshëm ka të përfshira këto hapësira: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemi i ngrohjes në këtë ndërtesë është me Termokos.
Ndërtesa ka ashensor si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm, që u lehtëson banorëve jetesën e tyre në këtë zonë.
Lokacioni që ka kjo banesë është zona perfekte për zhvillimin e jetesës për këdo, duke marrë në konsideratë që të gjitha shërbimet e nevojshme janë në afërsi dhe qarkullimi i trafikut urban qarkullon gjatë gjithë ditës.
Përparësitë e të jetuarit në qendër të qytetit janë të shumta e në të njëjtën kohë edhe cilësia e kësaj banese e bëjnë këtë pronë tejet të volitshme për investim.