Shto pronë
Zgjidhni vendndodhjen në hartë
Shto kërkesë
Zgjidhni zonën në hartë
Banesa 80m², Shitje, çmimi 200,000€. Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 80m², me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën “Qamil Bala”, afër Qendrës së…
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 80m², me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën “Qamil Bala”, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, një banjo, dy depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Bregu i Diellit mbetet një nga lagjet më të preferuara për banim në Prishtinë, falë infrastrukturës së kompletuar dhe organizimit të mirë urban. Zona përfshin Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore, çerdhe dhe është e lidhur drejtpërdrejt me linjat kryesore të trafikut urban, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit.