Shto pronë
Zgjidhni vendndodhjen në hartë
Shto kërkesë
Zgjidhni zonën në hartë
Banesa 113m², Shitje, çmimi 370,000€. Ofrohet për shitje banesa - penthouse me sipërfaqe banimi 113m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën…
Ofrohet për shitje banesa - penthouse me sipërfaqe banimi 113m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën "Jashar Salihu", ndërtim nga Driloni Company.
Banesa ka orientim nga lindja, jugu dhe perëndimi, duke mundësuar kështu ndriçim të bollshëm në të gjitha hapësirat e brendshme, është e organizuar të ketë funksionalitet të duhur dhe është e renditur në këtë mënyrë: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma të gjumit, dy banjo, dy depo dhe tarracë me sipërfaqe 125m².
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Kompleksi është objekt i projektuar nga arkitektë të njohur të vendit, është i pajisur me ashensor dhe banesa ofron dy garazha.
Lagjja e Muhaxherëve është një ndër zonat me zhvillim të hovshëm dhe ndërtime të reja kualitative, ka afërsi me qendrën e qytetit dhe qasje së lehtë në shërbime të ndryshme si shkolla, markete, shtëpi të shëndetit dhe transport publik.